Një ndër drejtuesit e organizatave të persekutuarve politikë, Besim Ndregjoni ka kërkuar sot nga Presidenti Nishani që të mos dekretojë ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Sipas Ndregjonit ky vendim i Presidentit do t’i shërbente unitetit të kombit.
Fatmir Xhafa, ka qënë bashkëpuntor i diktatorit kriminel Enver Hoxhës, dhe një hetues i Ministrisë së Brendshme të pushtetit hoxhistë që ka dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj kundershtarve të regjimit diktatorial, argumenton Ndregjoni.
“Shtrojmë pyetjen para jush zoti Kryeminister: A i denoni ju krimet e Enver Hoxhës, Ju vret ndërgjegjja si drejtues i qeverisë të riktheni në qeverisjen e vendit hetuesin e diktaturës Fatmir Xhafën një idhtar dhe bashkëpuntorë i diktatorit Hoxha që ka dhunuar të drejtat e të burgosurve politike.
Zoti Ambasador Lu dhe Vllahutin a do të pranoni në vendet tuaja demokratike individë që i kan shërbyer diktaturës dhe kan dhunuar të drejtat e liritë e njeriut, shkruan Presidenti i organizatës së të përndjekurve politike.
Ndërkohë Ndregjoni ka kërkuar nga kryeministri të japë dorëheqjen
për prishjen e ekulibrave të shoqërise. Shqipëria ka nevojë për një republikë tjetër, komenton Ndregjoni. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/