Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në bulevard, ku u helmuan mbi 140 simpatizantë të PD.
Berisha ngre dyshime se helmimi masiv u organizua nga segmente shtetërore bazuar mbi dy momente. I pari është stërvitja që u bë në Tiranë e policisë dhe ushtrisë kundër armëve kimike. E dyta, qëndrimi i dyshimtë i Edi Ramës dhe institucioneve shtetërore që nuk reaguan në kohë për ngjarjen.
REAGIMI I PLOTE:
A ishte sulmi kimik ndaj opozites, nje akt i mirefillte terrorist?
Te dashur miq, per here te pare ne historine e vendit opozita shqiptare sulmohet ne mitingun e saj me lende kimike toksike, akoma te paidentifikuar pluhur apo gaz, sulm nga i cili u lenduan ne shkalle te ndryshme mbi 170 pjesemarres ne kete miting, nder te cilet edhe vet kryetari i PD, Lulzim Basha.
Shfaqjet klinike te personave te demtuar nga agjenti toksik ishin qartesishit ato te veprimit akut irritues duke shkaktuar eriteme te forte, skuqje dhe djegie te lekures, skuqje e fryrje dhe djegje te qepallave dhe syve, irritime te kornes dhe perde e perkohshme ne shikim, dhimbje te padurueshme koke, irritim te forte dhe sekrecione te mukozave te hundes dhe rrugeve te frymarrjes.
Jashte çdo lloj dyshimi ky ishte nje agresion akut.
Disa prej te lenduarve vazhdojne te vuajne pasojat e demtimeve ne sy prej asaj dite, kurse per pasojat mbi rruget e frymarrjes nuk ka ende vleresime. Opozita, pavaresisht nga akti terrorist dhe qellimi i tij, mbajti nje qendrim serioz te vetpermbajtur ne deklaratat e saj.
Por tani, duke pare perpjekjet qeveritare dhe mediave te kotrolluara nga Rama per te zvogeluar ne maksimum aktin kriminal terrorist qe ndodhi ne bulevardin e Tiranes, nuk mund te mos ndalesh ne analizen e tij ne momentet qe vijojne.
Se pari, kemi te bejme me nje qendrim te dyshimte te papranueshem te qeverise ndaj ketij sulmi kimik kunder opozites ne mitingun e saj elektoral, per te cilin edhe sot, pas pese ditesh nuk dihet asgje per shkakun dhe qeveria refuzon ta cilesoje ashtu siç ishte ne te vertet.
Se dyti, ky sulm kimik, si rastesisht ndodhi vetem nje jave pas nje stervitje te bere publike me media, ne te cilat u demostrua reagimi i forcave te ushtrise dhe policise ndaj nje sulmi te simuluar me arme kimike. Nje jave pas kesaj stervitje qeveritare, i takoi opozites shqiptare te provonte sulmin me arme kimike ndaj saj. Ngjarjet mundet te mos kene asnje lidhje njera me tjetren por e verteta eshte se, qe nga koha e diktatures, nje stervitje publike ne kryeqytet dhe e paraqitur ne media per armet kimike, nuk ishte zhvilluar, sikunder, nje sulm kimik ne nje miting publik ne Shqiperi nuk kishte ndodhur kurre me pare.
Se treti, si per te na bindur se kishte te gatshme nje pergjigje te parafabrikuar per te fshehur doren e zeze te autorit apo autoreve te sulmit kimik kunder opozites, policia e Partise pa humbur kohe akuzoi me nje injorance ekzemplare si shkak tullumbacet, te cilat u tha se pas plasjes kane shkaktuar problemin, por nuk u tha se çfare lende kimike, pluhur apo gaz toksik duhet te ishte futur me qellim ne tullumbacet per te shkaktuar sindromin toksik tek mbi 170 vete.
Hipoteza e tullumbacit u diskretitua shpejte pasi tullumbacet e leshuara ne fluturim, te filmuara nga shume kamera, nuk kishte plasur, dhe perveç kesaj kishte disa persona te lenduar qe ishin larguar nga mitingu para leshimit te tullumbaceve.
Natyrisht, kur policine e shtetit e drejton njeri nga bajlozet me kryesore te narko-shtetit dhe drejtorine e Tiranes e drejton nje ektremist socialist i ardhur nga policia bashkiake e Vlores, nuk mund te presesh qendrime te tjera pervec perpjekjes per te humbur gjurmet e ketij krimi te shemtuar.
Ky qendrim i policise se “fajin e kane tullumbacet” u shoqerua me heshtjen e plote te kryeministrit ne largim. Vetem pas alarmit qe dhane mediat nderkombetare per sulmin kimik ndaj opozites ne Tirane reagoi dhe Edi Rama, i cili kerkoi gjetjen e shkakut por njekohesisht akuzoi opoziten se po flet per konspiracion, me çka tregoi se ndofta i shkoi gjuha tek dhembi!
Perveç ketyre, policia, pasi i plasi ne dore tullumbaci tani po ben perpjekje edhe me qesharake per te mbyllur ceshtjen e ketij akti qe nuk ka asgje mangut nga kriteret e nje sulmi terrorist, pasi nuk gjendet asnje shkak tjeter, duke aluduar per driten e prozhektoreve.
Keshtu, prej tre ditesh po fajesohen prozhektoret e perdorur me qindra here ne aktivitete dhe qe nuk kane dhene asnje here gje te ngjashme me ate qe ndodhi ne mitingun e opozites.
Se fundi, ky ishte sulm ndaj opozites pas nje kohe perballje te gjate dhe te ashper me qeverine, ndaj mendoj se qeveria, per te deshmuar se ishte duar jashtevne kete akt, do te duhej jo te heshte apo te bente presione qe te mos leshohen komunikata siç beri diten e pare, por me urgjence te kerkonte ndihmen e ekipeve te vendeve partnere me eksperience shume me te madhe sesa ekipet tona ne sulmet kimike dhe me ndihmen e tyre te percaktonte me saktesi shkakun e asaj qe ndodhi.
Ky qendrim, me sa duket qeverise per arsye te vehta, nuk i interesonte. Keshtu qe qytetareve te lenduar dhe mbare qytetareve shqiptare iu lind e drejta te vene shume pikpyetje mbi qendrimin e qeverise ndaj ketij sulmi kimik ndaj opozites, te cilin qeveria ne pamundesi per ta fshehur prapa tullumbacit perseri nuk don qe te paraqitet si i tille.
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin terrorist ndaj opozites, qendrimin e dyshimte te Edi Rames dhe policise, i bej thirrje prokurorise te shtetit te hetoje me perparesi se pari te gjitha keto qendrime dhe vonesa te qellimshme, llojin e agjenteve apo agjentit kimik te perdorur ne simulimin e sulmit kimik qe u be nje jave me pare nga qeveria dhe demtimet qe ai shkakton si dhe, me ndihmen e institucioneve partnere me te specializuara, te percaktoje me urgjence agjentin e perdorur ne sulmin kimik me sa duket terrorist qe u ndermor kunder opozites shqiptare! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/