Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar fushatën e tij elektorale në qytetin e Sarandës dhe ka sulmuar Kryeministrin Rama, duke thënë se ai është zhytur në moçalin e politikës. Basha është shprehur se pavarësisht krekosjes së Ramës se ai po bën shtet, perceptimi dhe gjendja e qytetarëve të Sarandës tregon plotësisht të kundërtën. Sipas kryedemokratit, është Rama ai që i ka shkëputur të gjitha lidhjet me qytetarët e thjeshtë.
“Ky nuk është shtet i fortë, është shtet i falimentuar. Politika ka kaq vjet në moçal. Në moçal rrinë vetëm disa zhaba e thithlopa e bëjnë guak-guak. Në vend që të prodhojnë mirëqënie, politika është zhytur në një moçal. Krekosja e Edi Ramës se po ndërton shtet është tërësisht jashtë realitetit. Tregon se ky njeri ka humbur çdo lidhje me hallet tuaja. Dje Rama na paskërkish thënë se ekonomia po rritet por se qytetarët nuk e kuptojnë. Sa prej jush e besojnë këtë? Sa prej jush ka rritje rrogash në këto 4 vite? Kush ka më shumë lekë për të harxhuar? Kush paguan fatura më të ulëta në këto 4 vite? E vërteta është krejt ndryshe. Edi Rama, ekonomia është katastrofë! Je ti që nuk e ke kuptuar se kë humbur çdo lloj lidhje me njerëzit.” – tha Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/