Basha mesazh për LSI: Ka marrë fund koha, bli këlyshë e shit...

Basha mesazh për LSI: Ka marrë fund koha, bli këlyshë e shit qenë

142
0
Shares

Për Lulzim Bashën me një përvojë 12-vjeçare në politikë, këto janë zgjedhjet e para që ai i udhëheq si kryetar partie dhe nga ky pozicion ai u kërkoi shqiptarëve ta mbështesin për t’i dhënë fund asaj që e quajti moçal 25-vjeçar të politikës shqiptare.
“Moçali është ku rrinë thithëlopat dhe zhabat e politikës, është toka e bukës që i është zënë çdo shqiptari. Ata bëjnë guak guak. 25 qershori është koha për të tharë kënetën dhe për të larguar zhabat nga toka e bukës së shqiptarëve”, tha Basha.
Ky ishte lajtmotivi i Bashës gjatë takimeve në Sarandë, Konispol e Himarë, edhe kur iu përgjigj indirekt zërave për koalicionet pas zgjedhore.
“Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë me asnjë nga thithëlopat e republikës së vjetër. Demokracia nuk mund të jetë e një tufe politikanësh, por e qytetarëve për të jetuar me punë të ndershme. Kjo është republika e re”, tha Basha.
Basha tregoi përse programi i tij elektoral ka prioritet numër një ekonominë.
“Një shtet të forte e bën ekonomia e fortë, qytetari i fortë, jo kryeministri i fortë. Një kryeministër i fortë ka shtet të falimentuar”, vijoi ai.
Lulzim Basha ka treguar edhe sesi do të jetë ai, nëse shqiptarët e votojnë si kryeministrin e tyre.
“Nuk do të jem kryeministri i estradave, ekraneve, Facebook, me kartolina, pllaka kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Unë do të jem kryeministri i halleve tuaja, i zgjidhjeve tuaja. Unë do të jem kryeministri i qytetarëve, i ekonomisë”, përfundoi ai.
Kreu i PD-së ka pasur edhe në mesazh për LSI, sipas të cilit, ka marrë fund koha, bli këlyshë e shit qenë.
“LSI ta ketë të qartë, se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej, bli këlyshë e shit qenë, merr fund më 25 qershor”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY