Agron Duka: Rama një burrë me tuta që tallet me gratë

Agron Duka: Rama një burrë me tuta që tallet me gratë

134
0
Shares

Aleati i PD-së, kryetari i PAA-së, Agron Duka, iu ka kërkuar ish-anëtarëve të PD-së, që devijuan dhe shkuan te LSI-ja, të kthehen sërish në PD. Nga ana tjetër, u ka sjellë në kujtesë faktin se Rama me arrogancën e tij edhe të lëndon, kur “tallet me ne dhe u thotë grave në mitingje, ‘dDëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun!’”.

Pjesë nga deklarata e Agron Dukës

“Pas marrëveshjes që u mbyll mes dy liderëve të majtë dhe të djathtë, nuk besoj se do të ketë më akrobatë që do t’i shkojnë më LSI-së pas për pushtet sepse nuk besoj se do të vijë më në pushtet. Kështu që ata që kanë shkuar për arsye pragmatiste, mirë kanë bërë, por unë i ftoj që të vijnë prapë te Partia Demokratike, të vijnë te partia e vet sepse është shumë afër pushtetit.
Nuk besoj se ka njeri sot që mund të jetë i kënaqur ekonomikisht nga qeverisja e Edi Ramës. Kushdo që ka qeverisur përpara nuk mund të krahasohet me këtë lloj qeverisje. Jo vetëm ekonomikisht që është shkatërruar, por ajo që ne na lëndon është edhe arroganca e tij, mënyra e sjelljes. Një burrë që del me tuta, shko e jep certifikatat e legalizimeve a thua se i ka të shtëpisë së tij. Për më tepër që tallet me ne dhe u thotë grave kur vijnë në mitingje ‘dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun’. Këto janë gjëra që nuk na shkojnë për shtat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY