“Stop” zbardh vrasjen e 5 viteve më parë

“Stop” zbardh vrasjen e 5 viteve më parë

476
0
Shares

Më 27 Tetor 2012, në Vloçisht të Korçës, u vra në lokal shtetasi 58-vjeçar, Ethem Hëna. Djali i tij Erion Hëna, denoncon në emisionin “STOP” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes, Edison Kodralli. Prokurori i çështjes, Hysen Kulla, pasi e kishte burgosur Kodralliun, e liroi me “detyrim paraqitje” pas 3 muajsh. Veç anëve të errëta të hetimit të kësaj çështjeje, emisioni “STOP” sjell dëshmi ekskluzive me audio të banorëve të fshatit, që kanë parë natën e krimit vrasësin e liruar nga drejtësia.


Isha në gjumë, më vjen një banor i fshatit dhe më thotë hajde se babain nuk e ke mirë. Marr makinën, shkoj urgjent, shikoj babin shtrirë dhe i hutuar mundohem ta ngrej, e marr e fus në makinë, më ndihmon dhe ky bashkëfshatari që më tha. E kam marrë dhe ecja me shpejtësi për ta çuar në spitalin e urgjencës së Korçës. E kam lënë në spital dhe kam marrë vesh pas gjysëm ore që babain e kishin vrarë me armë zjarri.”

Avokati Arben Llangozi shprehet se janë shoqëruar në polici rreth 60 persona si të dyshuar për vrasjen e Ethem Hënas, por i dyshuari kryesor  është Edison Kodralli.

Në akt ekspertimin numër 10147, të datës 30.10.2012, u arritën disa konkluzione, në njërën prej të cilave thuhet se në bluzën blu, objekti i parë i ekspertimit për shtetasin Edison Kodralli, u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilët janë të pranishëm edhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 03.11.2012, me gjyqtaren Artjola Kristo, është vendosur  të vlerësohet si i ligjshëm ndalimi i shtetasit Edison Safet Kodralli dhe caktoi si masë sigurimi atë të arrestit me burg, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Avokati thotë se Gjykata e Apelit Korçë e ka vlerësuar po ashtu të ligjshëm vendimin e Gjykatës së Shkallës Së Parë, atë të arrestit me burg për Edison Kodralliun.

“Edisoni u arrestua dhe të gjithë, opinioni publik dhe ne si familje, e kuptuam që doli rasti, mirëpo s’ndodhi kështu. Edisoni qëndroi rreth 3 muaj në burg dhe përsëri u la i lirë. Atëherë më ndodhi vrasja e dytë e babait tim.”

Arben Llangozi tregon se më datë 01.02.2013 prokurori Hysen Kulla i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit të Edisoni Kodralliut nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Por nuk ka patur asnjë provë të re, e cila mund të zbusë masën e sigurimit për këtë shtetas.

“Prokuroria me të njëjtin akt ekspertimi që ka kërkuar arrest me burg, ka kërkuar zëvendësimin e masës në detyrim paraqitje. Kjo konstatohet dhe nga gjykata , e cila ka përsëritur disa herë që janë kundër kësaj kërkese të bërë nga prokuroria dhe shprehet se i dyshuari kryesor është ky person. Por çuditërisht edhe gjykata, në rastin konkret Artjola Kristo, ka vendosur pranimin e kërkesës në mënyrë abuzive.”

Avokati shprehet se dëshmitë e 60 personave mungojnë në dosjen e sigurimit të arrestit me burgim të Edison Kodralliut, por ekzistojnë vetëm tre dëshmi të personave të afërm të tij. Gjithashtu shton se këqyrja e telefonit të Edisonit është një faktor kyç në vërtetimin e ngjarjes, por ajo nuk është bërë kurrë ose të paktën nuk është dorëzuar në gjykatë. Mungesa e provës kryesore shton dyshimet për këtë çështje.

Emisioni “STOP” hedh dritë mbi këtë ngjarje duke siguruar regjistrime audio nga dy dëshmitarë.

Dëshmitari 1
Unë dyshova nga dëshmia tënde. Ay tha: më nëntë e gjysëm vajta në shpi.

Djali i viktimës – Po bre…! Kshu ka thënë në polici.

Dëshmitari 1
Unë e pashë në dymëdhjetë e një çerek – dymbëdhjetë e njëzet ka qënë, e pashë që i kërkonte leka tit eti. Policia tha 10 meleon, 10 meleon leka tha, kush e gjen tha, na jepni një dëshmi të rregullt tha . Mirëpo unë s’dua të hyj në hasmërira me njerëzit se i kam inat këto gjëra. Unë po ta them ty ta dish si djalë që je. Ama i futa në dijeni i thashë, ay që ka lojtur kumar, ay e ka bërë këtë gjë. Se ay përderisa s’ka qënë në hasmërira, ia shpjegova shumë mirë.

Djali i viktimës – Debatuan shumë kështu? Apo vetëm kaq, sa i thoshte ay: nëmi nëmi?

Dëshmitari 1

Po debatuan. Ay i kërkonte leka me ngulm, po jo që të zireshin.

Lashë 2 meleonë leka. Këtë e dëgjova që lashë 2 meleon leka. Dhe i tha yt atë që unë të dhashë leka, tashi çfarë do të bëjnë 50 mijë leka, këtë e dëgjova. O Roni! Unë nuk dua as leka, asgjë nga ty, unë po të ndihmoj si shok sepse ti ke ngrënë bukë me byrazerin tim dhe unë s’kam frikë nga asnjëri. Unë po të jap dëshmi shumë të forta dhe jam i sigurtë që e ka bërë ay.

Dëshmitari 2
Për këtë ka dëshmitarë që e kanë parë dhe nuk dalin se kanë frikë. E di këtë ti?

Avokati – Ka dëshmitarë që e kanë parë?

Dëshmitari 2
Live… live…

Djali i viktimës – E bre unë të thashë që i di gjithë fshati. Ky më ndihmovi, që më tha ore unë e pashë që debatonte në orën dymbëdhjetë e gjysëm.

Dëshmitari 1
Është gjë me zarar kjo, se le kalamanjtë hasmëri gjithë jetën.

Erion Hëna takon ish-shefin e krimeve në Korçë, i cili ka ndjekur çështjen e vrasjes së të atit, Ethem Hëna. 

Djali i viktimës – Kur erdhe ti për të shtatat e babait, më the e gjetëm vrasësin.

Ish-shefi i krimeve Korçë
Kush tha? Po ne e gjetëm dhe e arrestuam. E gjetëm, e arrestuam, u bë. S’isha vetëm unë atje.

Djali i viktimës – Ore, unë të them, si, si, si …

Ish-shefi i krimeve
Vrasësi u arrestua, u punua shumë për këtë…

Djali i viktimës – Mua Nardi më tha, mos kërko tjetër Erion, tha. Ai e ka bërë dhe pikë.

Ish-shefi i krimeve 
Po kush mund të thotë që s’e ka bërë ai… Kush mund të thotë…

Erion Hëna shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë që shpirti i të atit të prehet në paqe. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY