Një postim nga ish-kryeministri Berisha në rubrikën e qytetarit dixhital njofton se janë shpenzuar miliona lekë për inspektimin online por ai nuk kryhet.
“Inspektori dixhital denoncon:
– Inspektorin e pergjithshem Shkelqim Hajdari per vjedhje dhe shperdorim te fondeve publike ne qindra milione leke dhe
– mbrojtjen e tij nga Edvin Kristaq Rama edhe pas denoncimit te tij nga emisioni STOP”, komenton Berisha.
Postimi i inspektorit:
” I nderuar Dr. Berisha, Inspektori i Pergjithshem Shkelqim Hajdari, mbreme ishte objekt i emisionit investigativ STOP per mashtrimin e madh qe u ka bere shqiptarve se inspektimet ne Shqiperi behen Online. Ne te vertete INSPEKTORATI QENDROR i ka paguar Portalit ,,Inkubinfo,, 100.000.000 leke te vjetra cdo vit nga shtatori i vitit 2013, dhe jane blere 750 Laptop me nga 1.500.000 leke te vjetra sejcili dhe per 4 vjet ka vazhduar pagesa rregullisht. Deri me sot nuk eshte bere asnje inspektim online ne asnje subjekt shtetror a privat nga Inspektorati Qendror e Inspektoratet Shtetrore, ne gjithe Shqiperine. Shkelqim Hajdari ka mashtruar dhe vijon korrpsionin e shperdorimin e fondeve publike buxhetore e abuzim me detyren. Ndaj dje dt.21.2.2017 ishte dhe objekt i emisionit investigativ STOP. Ai eshte varsi e drejtperdrejt e Kryeministrit dhe ka si suport Bamirin. Kryeministri akoma se ka shkarkuar. Me keto leke qeveria mund te siguronte pajisjet per Votimin Elektronik per zgjedhjet e 18 Qershorit. Dokumentat jane ne thesar dhe financen e Inrpektoratit Qendror. Le ti verifikoj, STOPI, KLSH e Prokuroria, e respekt inspektori ..”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/