Vettingu humb terren, a do rikthehet në Parlament në prill

Vettingu humb terren, a do rikthehet në Parlament në prill

47
0
Shares

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nag vendimi i paligjshëm i Parlamentit për rihapjen e procesit të vettingut nga Avokati i Popullit ky i fundit vetën dy ditë më parë ka tërhequr dokumentacionin nga Parlamenti.

Burime nga të dy institucionet pohuan për Top Channel se pavarësisht marrjes në dorëzim, Avokati i Popullit nuk ka nisur ende procesin e verifikimit dhe as nuk ka hapur thirrjen për kandidatët e rinj.

Avokati i Popullit thotë se më parë i duhet të inventarizojë çdo dokument që gjendet në secilën prej dosjeve, në mënyrë që asnjë prej aktorëve të përfshirë në proces të mos këtë pretendime për korrektësinë e procedurave nga Avokati i Popullit.

Për ta kryer këtë, avokati ka kërkuar një grup të përbashkët pune me Kuvendin, por Top Channel mësoi se puna nuk do të nisë as deri të premten.

Një burim zyrtar bëri të ditur se Avokati i Populit i dërgoi të mërkurën Kuvendit një shkresë për të kryer inventarizimin së bashku duke nisur nga e premtja, një propozim që Kuvendi e cilëson si shtyrje të paarsyeshme të kohës, pasi administrata e tij ka qenë në çdo kohë e gatshme të punojë bashkë me Avokatin e Popullit.

Nëse nuk do të ketë shtyrje të tjera, procesi i verifikimit të kandidatëve aktualë për organet e Vettingut dhe thirrjes për kandidatë të rinj, pritet të hapet të hënën.

Bashkë me kohën që mund të marrin vëzhguesit ndërkombëtarë, procesi mund të rikthehet në Parlament në fillim të prillit, një periudhë shumë delikate politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY