DYSHIMI/ Vasilika Hysi tjetërsoi nenet e dy projektligjeve

DYSHIMI/ Vasilika Hysi tjetërsoi nenet e dy projektligjeve

93
0
Shares

Në Komisionin e Ligjeve sot u konsumua një replikë e tensionuar mes kryetarit të këtij komisioni, Fatmir Xhafaj dhe deputetes së LSI-së Silva Caka.

Deputetja e LSI-së pretendonte se dy projektligje që po shqyrtoheshin ishin tjetërsuar. Por Xhafaj duke menduar se deputetja po përpiqej ‘të bënte zhurmë kot’ e ndërpreu dhe i tha se çdo gjë ishte në rregull dhe se i vetmi problem ishte fakti që Caka kishte ardhur me vonesë.

Por duket se pas debateve në komision, gjërat janë qartësuar dhe për Xhafën dhe për Cakën.

Pretendimi i kësaj të fundit rezulton i vërtetë, pasi në komision ishin paraqitur dy variante të projektligjeve të padakordësuar.

Komisioni po shqyrtonte projektligjin për ‘Organizimin e gjykatave administrative’ dhe projektligjin për ‘Organizimin e Ministrisë së Drejtësisë’.

Rregullorja e Kuvendit parashikon se përpara se të paraqiten në komision, projektligjet dakordësohen mes ministrisë/ve përkatëse dhe relatorit të komisionit. Ky i fundit është një deputet i komisionit që negocion me ministrinë përkatëse.

Në rastin konkret u bë dakordësimi i projektligjit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe relatores-deputete Vasilika Hysi. Dhe të hënën u dakordësuan dy projektligjet.

Por në ndryshim nga dakordësimi i së hënës, sot janë paraqitur në komision dy variante të ndryshuara të projektligjeve.

Tjetërsimi i projektligjeve në komision mund të bëhet vetëm prej relatorit, në këtë rast deputetes Vasilika Hysi, ndërsa modifikimet e bëra fshehurazi ndryshojnë procedurat e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët e angazhuar pranë Ministrisë së Drejtësisë si dhe; ndryshojnë natyrën e ankimimit të çështjeve administrative pranë Gjykatës së Lartë/ Hashtag.al/

Projektligji ‘Për Organizimin e Ministrisë së Drejtësisë’:

Varianti i dakordësuar:

“Prokurorët dhe gjyqtarët që ushtronin funksione në nivele drejtuese ose ekzekutive në Ministrinë e Drejtësisë, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohen magjistratë dhe trajtohen sipas neni 167 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Varianti i ndryshuar:

“Magjistratët që ushtronin funksione në Ministrinë e Drejtësisë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohen magjistratë të komanduar dhe trajtohen sipas ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Ata i nënshtrohen procesit të rivlerësimit në përputhje me ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Projektligji ‘Për Organizimin e Gjykatave Administrative’:

Varianti i dakordësuar:

“Shkaqet per rekurs

Vendimet e shpallura nga Gjykata Administrative e Apelit mund te ankimohen me rekurs ne Seksionin Administrativ to Gjykates se Larte vetem kur:

a) pritet zgjidhja e nje ceshtjeje ligjore me rendesi thelbesore, ne vecanti per ato raste kur vendimi i ankimuar eshte i ndryshem nga praktika gjyqesore e Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte, ne rast se nje praktike e tille nuk eshte e krijuar ose kur ceshtja ligjore nuk eshte interpretuar ne menyre te njetrajtshme nga Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte ose Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte;

b) ka shkelje te renda te normave procedurale, me pasoje pavlefshmerine e vendimit apo te procedures se gjykimit.”

Varianti i ndryshuar:

“Shkaqet per rekurs

Vendimet e shpallura nga Gjykata Administrative e Apelit dhe nga gjykatat administrative të shkallës së parë në rastet që parashikohen në këtë ligj mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë:

a) për zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural, të një rëndësie themelore për njehsimin, sigurinë dhe/ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;

b) kur vendimi i ankimuar është i ndryshëm nga praktika e Kolegjit Administrativ ose e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

c) ka shkelje të rënda të normave procedurale, me pasojë pavlefshmërinë e vendimit ose të procedurës së gjykimi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY