Një histori telenovelash, fëmijët: Do jemi gjithmonë bashkë!

Një histori telenovelash, fëmijët: Do jemi gjithmonë bashkë!

124
0
Shares

Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur.
Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj. Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj. Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t’u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alkolit. Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj.
Kur prindërit e tyre vendosën të ndaheshin, Eriksoni zgjodhi të qëndronte me të atin sepse nuk i pëlqen fshati, ndërsa Sheldona shkoi me të ëmën, për të mos e lënë vetëm. Ajo thotë se nëqoftëse Eriksoni do të zgjidhte të shkonte më të ëmën, ajo do të qëndronte me të atin, pra ishte gjithçka në dorën e Eriksonit edhe pse ai ishte i vogël, vetëm 10 vjeç dhe Sheldona 12 vjeç.
Pas 6 vitesh divorc, Irma vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe para 4 muajsh krijoi një lidhje, ndërsa i ati i tyre është i martuar prej 5 vitesh. Eriksoni shprehet se është dakord për martesën e të atit sepse kishte nevojë për një femër, ndërsa Sheldona edhe pse ia ka kërkuar gjithmonë të ëmës të krijonte një lidhje, nuk e priti mirë.
Pas 2-3 javësh Irma do të shkojë në Kretë tek i dashuri i saj, Artani dhe ata nuk e dinë nëse do të jetë largim i përhershëm apo i përkohshëm.
Irma ka pranuar ftesën dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”, ku shikon të bijën në ekranin e murit ndarës, e cila ka një mesazh për të.
Sheltona – Mami, të kam sjellë këtu sot se bashkë kemi kaluar çdo gjë. Jeta jonë nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi mbështetur njëra-tjetrën…
Irma – Dhe ashtu do vazhdojmë!
Sheltona – Ti tani krijove një lidhje tjetër. Së pari, dua të të kërkoj falje për atë 1 muaj që unë të largova, kur ti krijove këtë lidhje sepse nuk ishte e lehtë që unë ta pranoja. Dhe kryesorja që të kam sjellë këtu është që të të uroj gjithë të mirat e kësaj bote, të jesh e lumtur aty ku do shkosh dhe mos ta mbash kokën pas që po më lë mua këtej. Ti je aq e zonja sa të kujdesesh që nga Kreta për mua, siç je kujdesur kur ke qenë këtu.
Mami unë nuk jam vetëm!
Eriksoni – Ma, nuk jemi vetëm, do jemi gjithmonë bashkë!
Irma është shumë e emocionuar nga mesazhi i fëmijëve të saj dhe nuk mund të shprehet dot.
Sheltona dhe Eriksoni përqafojnë Irmën, të cilët i dhanë bekimin për fillimin e jetës së saj të re edhe pse larg tyre, duke na treguar kështu sa e fortë është dashuria e fëmijëve dhe nënës për njëri-tjetrin./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY