SARAJEVË/Mustafa dhe Vucic sherr në restorant gjatë darkës, Rama nuk ndërhyn

SARAJEVË/Mustafa dhe Vucic sherr në restorant gjatë darkës, Rama nuk ndërhyn

65
0
Shares

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa kanë shkëmbyer replika gjatë darkës që ishte sonte në Sarajevë mes disa kryeministrave të rajonit.

Sipas gazetës serbe “Blic”, Vuçiç i ka kërkuar llogari Mustafës në lidhje me një vendim të qeverisë së Kosovës, për kalimin në pronësi të kësaj republike të aseteve të Ish-Republikës Jugosllave që gjenden në Kosovë. Bëhet fjalë për asete të ushtrisë, policisë, shërbimeve të ndryshme civile apo institucione publike.

“Ju nuk mund t’i grabisni kështu pronat tona”, i ka thënë Vuçiç Mustafës, duke argumentuar se ato asete te ish-regjimit të Titos i përkasin Serbisë.

Ndërkohë, gazeta serbe nuk thotë gjë për Ramën në këtë moment dhe nëse ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat mes tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY