Të përndjekurit, gjashtë kategoritë përfituese

Të përndjekurit, gjashtë kategoritë përfituese

106
0
Shares

te perndjekurit politike 1Ministria e Financave ka njoftuar se hyrja në fuqi e modifikimeve në ligjin për të përndjekurit ka sjellë ndryshime në dokumentacionin që duhet të plotësojnë ish të përndjekurit apo trashëgimtarët për përftimin e kësteve. Ajo që bie në sy është se përsa i përket radhës së përfitimit të dëmshpërblimit, përfituesit janë ndarë në gjashtë kategori.
Të parat janë gratë, gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës, të dytët ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit ende gjallë, të tretët janë ish të dënuarit që vuajnë nga sëmundje të rënda, të katërt janë ata që i kanë fëmijët mbi 18 vjeç. Të pestët ata që nuk jetojnë më, por kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe të gjashtët ata që nuk kanë mbushur ende 65 vjeç.
Ndërsa e specifikon si prioritet kategorinë, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”, njoftimi shpjegon se ato duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY