Konstandin Xhuvani, kontigjent krimi dhe protagonist i disa ngjarjeve kriminale

Konstandin Xhuvani, kontigjent krimi dhe protagonist i disa ngjarjeve kriminale

653
0
Shares

Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.
Konstadin Xhuvani eshte emër i përfolur pasi në vitin 2011 kreu një vrasje, ku viktimë mbeti një i ri.
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A. G. dhe P. P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A. G. dhe P. P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa Durrësi, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.
Pas kësaj ngjarje, gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policies. Pas kryerjes së dënimit, Konstandin Xhuvani lirohet.
Ndërkohë, në mesin e muajit qershor të këtij viti, Konstandin Xhuvani u bë sërish protagonist i një ngjarjen të ndodhur në fshatin Lazarat ku forcat e policisë ndërhynë për të asgjësuar një parcele të mbjellë me bimë narkotike kanabis sativa. Gjatë kësaj ndërhyrje, policia u prit me armë nga një grup personash, midis të cilëve ishte edhe Konstandin Xuvani, djali I dpeutetes socialiste, Luiza Xhuvani.
Pas kësaj ngjarje, Konstnadin Xhuvani nuk u prangos nga polcia, ndërsa deputetja socialiste, në ëprgjgije të akuzave të deputetëve të opozitës, e solli djalin e saj, para salëls së seancave plenare, të Kuvendit, duke e prezantuar para mediave.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY