Paloka, Rama fjalim prekess si per rastin e Divjakes

Paloka, Rama fjalim prekess si per rastin e Divjakes

168
0
Shares

Këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar Divjakës, për të inspektuar edhe këtu punimet e nisura për rehalitimin e këtij qyteti, ku deputeti i zones Erjon Braçe është angazhuar vetë për mbarëvajtjen e tyre

 

 

Kanalet kulluese te Divjakes jane pastruar per here te pare pas 23 vjetesh, ku në 5 muaj janë hapur 11 kilometër kanal, që për këtë zonë, më prodhuesen në vend, është me tepër rëndësi për prodhimin dhe shmangien e kripëzimit të tokës.

“Për këto 5 muaj janë bërë 11 kilometër kanal. Kemi, deri tani, të bëra kanale vaditëse 28.4 kilometra, që i kemi pastruar dhe kemi shtuar 8 mijë hektarë, i kemi vënë nën ujë”, tha Braçe.

Njesia e re vendore e Divjakes, qe eshte bashki me vete sipas hartes se re territoriale, do te kete edhe polikliniken e saj, qe eshte duke u ndertuar pas nje investimi në vlerën e 52.4 milionë lekë.

Paralalesht kane nisur punimet ne kete qytet edhe per unazen lindore te saj, e cila do t’u vije ne sherbim tregtareve dhe banoreve te zonës per t’i orientuar drejt tregut të shumicës. Projekti tjeter është ai i gjimnazit të ketij qyteti.

“Bëni një kompleks me palestrën dhe tre fusha, në mënyrë që të bëhet një kompleks komunitar. Ne kemi programin për sportin dhe ne mund ta financojmë këtë projekt që ta bëjmë me drita për natën dhe shkallë që të vijnë njerëzit”, tha kryeministri Rama.

Ai bashke me deputetin Braçe ftoi vendoret te hartojne projekte duke iu siguruar mbeshtetjen, nje prej tyre tashme bashkia e ka nisur. “Ajo që duam ne bashkë me kryetarin është që ta kthejme këtë në pedonale, të gjithën”, tha Braçe.

Kryeministri inspektoi edhe perfundimin e rehabilitimit me fonde te Qeverise, te Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, e cila tashme eshte kthyer ne nje pike turistike me parametra te kohes dhe po aq ka nisur rikthimin ne identitet, per sa i takon faunes se eger, pas vendosjes se moratoriumit per ndalimin e gjuetise. Kryeministri premtoi projekte te tjera per Divjaken, ndersa vuri theksin tek mbeshtetja per fermeret.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY