Kina do ndërtojë rrugën e Arbërit, firmoset marrëveshja e planifikuar në 2013

Kina do ndërtojë rrugën e Arbërit, firmoset marrëveshja e planifikuar në 2013

72
0
Shares

Rikthehet serish vemendja drejt rrugës së Arbërit. Të hënën në mbërmje u nënshkrua  memorandumi i bashkëpunimit me “Chinese Exim Bank” për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze.

“Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nise vitin e ardhshëm.”, shkruan kryeministri Rama ne facebook.
Por duket se nuk është pikërisht ashtu siç pretendon kryeministri Rama. Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha thotë se marrveshja me palën kinevze ishte gati që në shtator të vitit 2013 .
“Edhe pse marreveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafe Murrizit ishte gati që në shtator 2013 ajo u shty me papërgjegjshmërinë më të madhe nga qeveritarët për plot një vit e gjysëm. Në vend që të kerkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshem tani rreken ta shesin sapunin per djathe.”- shkruan Basha ne facebook.

Projekti strategjik i Rrugës së Arbrit  nisi tre vite më parë por vetëm dje kryeministri njoftoi  nisjen për ndërtmin e saj.

Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës në planet e qeverisë Berisha  parashikohej  të përfundotë i gjithi në 2013. Ky afat ishte vendosur në Strategjinë e Transportit nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit 2008 nga Këshilli i Ministrave.

Rruga  e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY