Spanjë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar i bandës jugosllave

Spanjë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar i bandës jugosllave

115
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia spanjolle ka arrestuar në Barcelonë një shqiptar nga Kosova, i akuzuar për vrasje dhe plagosje të rëndë në Prishtinë. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai kërkohej prej kohësh edhe nga Interpoli për një vrasje në Prishtinë dhe plagosjen e së paku 6 personave.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës që nga viti 2005. 44-vjeçari është arrestuar pas një operacioni të policisë spanjolle në Katalunjë për shkatërrimin e një bande me anëtarë që vinin nga vendet ish-jugosllave, ku bënte pjesë edhe shqiptari. Mësohet se shqiptari nga Prishtina kishte plane për të tjera vrasje dhe për një seri hakmarrjesh ndaj një bande rivale.
Ai do të mbahet në burgun e Barcelonës, ndërsa autoritetet kosovare kanë nisur negociatat për ekstradimin e tij në Prishtinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY