Kumbaro e hapur për projektet në art deri më 9 janar

Kumbaro e hapur për projektet në art deri më 9 janar

88
0
Shares

Kumbaro e hapur për projektet deri në 9 janar

Ministria e Kulturës  zgjat afatin për aplikimet për të rritur cilësinë e përzgjedhjes

Ftesa e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro për projekte të reja në fushën e artit, tejkalon caqet e përcaktuara: Ajo shtrihet deri më 9 janar 2015, për shkak të interesimit të lartë të aplikantëve.
Ministria e Kulturës  ka njoftuar se thirrja për projekt-propozime në art dhe kulturë do të shtyhet me qëllimin që të shërbejë për më shumë propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore, që do të mbështeten nga fondi i MK-së.
Fondi i Ministrisë së Kulturës është paracaktuar për projekte 1-vjeçare. Me anë të tij do të mbështeten propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin dhe kulturën. Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY