Priten ditë të ftohta dimri, të shtunën reshje bore edhe në Tiranë

Priten ditë të ftohta dimri, të shtunën reshje bore edhe në Tiranë

126
0
Shares

Dimri vonoi, por nuk harroi. Në prag të ndërrimit të viteve dëbora do të mbulojë vendin. Reshje bore priten në datën 27 Dhjetor në Tiranë ndërsa temperaturat pritet te bien ndjeshëm. Sipas parashikimit, një valë i ftohti pritet të mbërthejë rajonin e Ballkanit ku si pasojë e presionit të ulët atmosferik gjatë paradites së të shtunës pritet të bien dhe reshjet e borës. Jo të parat për disa qytete, si Puka e Kukësi, por për Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme, kjo do të jetë bora e parë për këtë stinë dimri. Ndërkaq temperaturat pritet të ulen ndjeshëm deri në – (minus) gradë sidomos në juglindje ku reshjet e borës do të zgjasin gjatë gjithë paradites, kurse në zonat malore veriore të vendit, bora do të nisë prej pasdites së ditës së premte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY