Berisha: Sot ditë historike, rivendosëm demokracinë në Kuvend

Berisha: Sot ditë historike, rivendosëm demokracinë në Kuvend

73
0
Shares

Ish-kreu i Partisë Demokratike, deputeti Sali Berisha sapo ka dalë nga seanca e Kuvendit ka komentuar gjerësisht bojkotin 6 mujor të opozitës ndaj punimeve të parlamentit. Sipas tij, opozita me anë të bojkotit korri një fitore të madhe historike në emër të gjithë opozitave.
“Kjo është një ditë historike për demokracinë shqiptare se për herë të dytë në 23 vjet, PD shpëton nëpërmjet një marrëveshje demokracinë parlamentare të vendit. Kjo ndodhi në vitin 2001, kur dhjetëra e dhjetëra mandate u morën nga kjo shumicë, por pastaj me një proces të paprecedent ne rikthyem frymën dhe vendosëm në mënyrë fraxhile të brishtë normat e demokracisë në Kuvend. Kjo që ndodhi këtë vit, kur për shkak të lidhjeve të pazgjidhshme me krimin të Edvin Ramës në parlamentin shqiptar, ndodhi ajo që s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër të paktën në vitet 50 e deri sot. Kreu i qeverisë organizoi dhunë ndaj një deputeti guximtar të opozitës. Ndodhi në këtë parlament që mazhoranca të shkelmojë në mënyrë të papërgjegjshme të drejtat themelore të krijimit të komisioneve parlamentare.
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se vërtet PD sakrifikoi me bojkotin por ia doli për të shënuar një kthesë të demokracisë. Berisha tha se Rama është skllav i lidhjeve me krimin dhe se mazhoranca krijoi 3/5 duke blerë në mënyrë flagrante deputetë, një normë që PE nuk e kapërdin.
“Bojkoti i opozitës shqiptare është plotësisht i motivuar dhe pati mbështetjen e niveleve më të larta të PE-së. Shpëtuam demokracinë parlamentare për herë të dytë në 23 vjet. Mbi bazën e kësaj rezolute mazhoranca aktuale dhe asnjë mazhorancë tjetër nuk do të mundet kurrë të bllokojë komisionet hetimore parlamentare të opozitës. Do vendoset një standard i ri europian.
Së dyti kjo maxhorancë qëndron mbi krimin e korrupsionin. Krijoi 3/5 duke blerë në mënyrë flagrante deputetë, një normë që PE nuk e kapërdin. I jemi shumë mirënjohës. Kurrë nuk synojmë të bllokojmë një shumicë të cilësuar që është legjitime por të blesh me para mandate, tia marrësh opozitës vetëm për të bërë ligjin e shtetin policor është e patolerueshme nga BE e standardet e saj. Dekrimiminalizimi: Çdo gjë e mirë mbi tokë ka në themel sakrificën, vërtet sakrifikuam dhe sakrifica me bojkotin ishte jo e vogël, por kjo u kthye në mirësi për demokracinë dhe do të shënojë një pikë kthese për të ardhmen e demokracisë. Në themel janë lidhjet Ramës me krimin, lidhjet e tij të tmerrshme. Çdo shqiptar e di se lidhjet tuaja me krimin janë të tmerrshme. Të njeh lidhjet me bandën e Rrugës së Kavajës, bandën e Lushnjes, Dritan Dajtit, ‘Hakmarrje për Drejtësi’, por shqiptarët të votuan, të amnistuan për lidhjet që ke por ti duhet të ndërpresësh çdo lidhje. E vërteta është që ai është skllav i tyre dhe nuk i ndërpret ato, dhe mesazhi i PE-së është se nuk ka hap përpara nëse nuk dekiminalizohet kuvendi. Radhë në histori një bojkoti ka pasur një efekt kaq pozitiv dhe është shndërruar në një mirësi për çdo shqiptar. Është rënë dakord që këto ligje të formulohet nga ato që janë gardianët kryesor të standardeve europiane jo vetëm në vendet jashtë BE që aspirojnë në BE por dhe në vendet e BE që është parlamenti. Ata meritojnë mirënjohje të thellë nga çdo shqiptar. Nga kjo marrëveshje nuk ka asnjë të humbur, përveç atyre që për pushtetin e tyre janë të gatshëm të bëjnë gjithçka”, përfundoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY