Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit dhe komentatori sportiv, Veli Rada

Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit dhe komentatori sportiv, Veli Rada

233
0
Shares

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit, i mirënjohuri Veli Rada. Ai vdiq në moshën 72-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Veli Rada ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj.
Në vitin 2013 ai u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.
Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet; njihet edhe si komentator sportiv. Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet. Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar; punoi si regjisor dhe asistent regjisor; si skenarist humori, realizoi një mori skeçesh, parodish, intermexosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY