Goditja që ndryshoi jetën – Një vit pas aksidentit të Michael Schumacherit

Goditja që ndryshoi jetën – Një vit pas aksidentit të Michael Schumacherit

79
0
Shares

Iframe

Michael Schumacher udhëton si gjithmonë me familjen çdo dimër në alpet franceze për të kaluar disa ditë të bukura në dëborë. Të festojë vitin e ri dhe ditëlindjen më 3 janar. Por më 29 dhjetor 2013 jeta e kampionit botëror të shtatëfishtë ndryshon në mënyrë dramatike. Rreth orës 11 Schumacher ndeshet me një shkëmb vetëm pak metra nga pista e shenjuar. Ai humb kontrollin, rrëzohet dhe bie me kokë tek një shkëmb të dytë. Nga forcat alpine të shpëtimit merren masat e para, ai është me vetëdije, por pa orientim. Helmeta është thyer.
Schumacher dërgohet në klinikën universitare të Grenobles. Lëndimet duken shumë të rënda për ta trajtuar në Moutiers. Schumacher operohet menjëherë. Vetëm mëngjesin pas dërgimit në spital bëhen të qarta përmasat e lëndimit. Fytyrat e mjekëve rrëfejnë shumë: Gjendja e Schumacherit është “jashtëzakonisht e rëndë”. Ai ka lëndime të mëdha në tru. E prekur tregohet edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert thotë se, “si miliona gjermanë edhe kancelarja dhe anëtarët e qeverisë janë jashtëzakonisht të tronditur pas aksidentit me ski të Michael Schumacherit”.

 

“Largohuni nga klinika”
Lajmi për dëmtimin e Schumacherit, babait me dy fëmijë përhapet shpejt. Në 45 vjetorin e ditëlindjes qindra fansa të legjendës së Ferrarit mblidhen në Grenoblë për të treguar keqardhjen e tyre.
“Vazhdo të luftosh Michael”, ishte motoja e të gjithë miqve dhe fansave të sportistit të madh. Aksidenti kthehet në një eveniment mediatik.
Pas një jave, bashkëshortja e Schumacherit u kërkon medieve, “”Largohuni nga klinika. Ju lutem lëreni familjen tonë të qetë”.
Në fund të fundit Schumacher luftonte me jetën në ditën e ditëlindjes.
Në raundet testuese të Formula 1 edhe kolegët e tij shfaqen të shokuar.
“Ne lutemi, dëshirojmë, shpresojmë që mrekullia të ndodhë dhe që të rizgjohet i njëjti person”, thotë Sebastian Vettel në fund të janarit.

Iframe
 
Trajtim pranë Liqenit të Gjenevës
Pas kësaj vijnë lajme pozitive. Menaxherja e Schumacherit, Sabine Kehm konfirmon se janë reduktuar dozat e narkozës për Schumacherin, me qëllim të “kalimit në një proces zgjimi, i cili mund të zgjasë shumë”.
Edhe hetimet për aksidentin mbyllën. Prokuroria e Albertville pohon pas hetimeve intensive se Michael Schumacher nuk ka qenë me shpejtësi të lartë dhe se nuk ka dorë të huaj tek ngjarja tragjike.
Pas kësaj heshtje. Vetëm në mesin e qershorit ofrohen informacione të reja për gjendjen shëndetësore të tij. Menaxherja bën të ditur se Schumacher nuk ndodhet më në koma, dhe se rehabilitimi shëndetësor do të vazhdojë në Luzanë.
Në shtator ai vendoset në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës dhe trajtohet deri më sot. Fansat vazhdojnë të shkruajnë letra, urojnë shërim të shpejtë përmes Twitter dhe Facebook. Në faqen zyrtare të Schumacherit gjenden qindra njoftime të fansave çdo ditë. Als Leëis Hamilton në Abu Dhabi fiton titullin me Mercedesin, kreu i Daimlerit, Diter Zetsche thotë se, “nuk duhet të harrojmë se çfarë ka kontribuar Michael Schumacher”.

Iframe

Fjala prekëse e Vettels
Gati dy muaj pas aksidentit të Schumacherit dhe 20 vite pas fitores së titullit kampion për herë të parë, ai ndeoht me titullin e Bambit. Fjalën e mban kampioni katër herë Sebastian Vettel: “Është kjo miqësi që më mban sot dhe më bën të lumtur dhe krenar, por edhe pak të trishtuar. Kaq shumë kam dëshiruar të ta ofroja vetë personalisht këtë titull sot në mbrëmje”.
Për gjendjen e Schumacherit ka dijeni vetëm rrethi më i ngushtë. Familja bëri që në fillim të qartë se nuk do të bëhen të ditura detajet. Duket e pasigurtë që Schumacheri të rikthehet sërish në pistën e Formula 1. Menaxherja e tij, Sabine Kehm ka bërë të ditur vetëm se: “para tij ndodhet një rrugë e vështirë dhe e gjatë”.
Të bësh një prognozë serioze për procesin e shërimit të Schumacherit është “thjesht e pamundur”.

edi rama, kuvend

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY