Hyjnë për të grabitur në banesë, hajdutët plagosin dy vëllezërit

Hyjnë për të grabitur në banesë, hajdutët plagosin dy vëllezërit

137
0
Shares
foto ilustruese

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur, gjatë tentativës për t’iu grabitur banesën.
Ngjarja është regjistruar gjatë natës në fshatin Llakatund të Vlorës, ku persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e familjes Torraj për ta grabitur.
Hajdutët kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarëve Resmi dhe Dane Torraj. Gjatë përleshjes mes tyre këta të fundit kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY