I mohuan dashurinë, vret të dashurën, i plagos edhe vëllanë

I mohuan dashurinë, vret të dashurën, i plagos edhe vëllanë

137
0
Shares

Një histori dashurie e prerë në mes i ka marrë jetën 22-vjeçares Denisa Demajt nga Kuçova.
Autori i vrasjes, një i ri nga Berati, ka shkuar në banesën e 22- vjeçares për t’u sqaruar, por bashkëbisedimi ka degjeneruar deri në përdorim të armës. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe vëllai i 22-vjeçares Eduard Demaj i cili ndodhej në banesë në atë moment.
Ngjarja ndodhi në mesnatë në Kuçovë, te vendi i quajtur Dikater. Ndërkohë që policia arrestoi autorin e dyshuar Klaus Sakolli 29 vjeç. Dyshohet se ai hapi zjarr me breshëri automatiku në drejtim të shtëpisë së familjes Demaj, i ndihmuar edhe nga dy shokë të tij.
Sipas të dhënave paraprake, lidhja e dashurisë mes 22-vjeçares dhe Klaus Cakollit nga Berati, nuk pranohej nga familja e viktimës.
Autori i ngjarjes është 29 vjeçari Klaus Sokolli, i cili ka mbërritur në familjen Demaj për të folur me prindërit e të ndjerës, 22 vjeçares Denisa Demaj dhe për t’ju treguar atyre mbi dashurinë që ai ndjente për viktimën si dhe për lidhjen e tyre.
Familjarët nuk e kanë pranuar 29 vjeçarin dhe marrëdhënien e tij më vajzën e tyre. Pas debateve të shumta, Klaus Sokolli ka goditur me armë zjarri mbi të dashurën e tij, Denisën dhe vëllanë e saj.
Si pasojë, Denisa ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i vëllai është transportuar për në spitalin e Beratit, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi ka kryer krimin, rreth orës 02:00 pas mesnate, autori ka tentuar të largohet. Forca të shumta policie kanë rrethuar lagjen ku ka ndodhur ngjarja si dhe rrugët në hyrje e dalje të qytetit, duke bërë të mundur arrestimin e autorit, Klaus Sokolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY