Ambasadori i SHBA i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës

Ambasadori i SHBA i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës

87
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, me të cilin zhvilloi dhe një bisedë të ngrohtë dhe shumë miqësore.
Gjatë kësaj bisede, Presidenti i Republikës i uroi Ambasadorit Lu suksese për fillimin e mandatit të tij në Shqipëri, si dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare në përmbushjen e agjendës së tij diplomatike në Tiranë, në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në kryerjen e reformave të nevojshme për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
Presidenti i Republikës i kërkoi Ambasadorit Lu që t’i përcillte Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përshëndetjet e tij më të mira e të përzemërta, dhe garancinë se Shqipëria dhe shqiptarët do të mbeten gjithmonë miq të mirë dhe të sinqertë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatë të ngushtë në të gjitha veprimet e ndërmarra prej saj në mbrojtje të lirisë dhe sigurisë në botë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY