Atentat me eksploziv, plagoset Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës

Atentat me eksploziv, plagoset Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës

146
0
Shares

Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, ka mbetur i plagosur rëndë nga një atentat me eksploziv mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, ndërsa automjeti tip “Opel” me targa  AA 654 AS, me të cilin udhëtonte Arben Suloj ka shpërthyer në lëvizje, në afërsi të Portit të Durrësit, saktësisht në dalje të hyrje 1 dhe në drejtim të hyrjes për në hyrjen 4. Pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, mësohet se 40-vjeari Suloj është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Forca të shumta policie dhe Oficerët e Krimeve të Rënda janë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë hetime intensive dhe kanë mbledhur pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të instaluara përgjatë gjithë zonës ku ka ndodhur ngjarja. Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, mësohet se shpërthimi ka ndodhur nga një minë me telekomandë, që i është vendosur automjetit të Drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda eksplozive është vendosur gjatë orëve të natës poshtë makinës. Pas shpërthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin dhe mjeti  është përplasur me një shtyllë të  sinjalistikes.
Hetimet janë nisur në disa pista po kryesorja është ajo që lidhet me detyrën e Arben Suloj, si drejtor i Burgut të Fushë-Krujës, ndaj është duke u verifikuar ndonjë konflikt i mundshëm me të dënuarit.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi kanë qenë punonjësit e sigurisë së Portit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Policia ka nisur marrjen e tyre në pyetje. Ndërkohë Suloj është vizituar në spital edhe nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe krerët e policisë së Durrësit dhe autoritetet lokale, të cilët kanë premtuar zbardhjen e plotë të këtij atentati të rëndë.
Një provë shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, janë kamerat e sigurisë, që pritet të hedhin dritë mbi autorët e këtij shpërthimi.
Arben Suloj ndodhet prej një viti në krye të burgut të Fushë-Krujës, ndërsa familja e tij nga Vlora është zhvendosur prej vitesh në qytetin e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY