Policia e Shtetit masa për protestën, rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit masa për protestën, rrugët që bllokohen

110
0
Shares

Policia e Shtetit bëri publike dje planin e masave për mbarëvajtjen e protestës, ku përfshiheshin bllokimet e disa akseve rrugore, sikundër dhe kontrolle të shumta personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundërligjshme.
Policia e Shtetit, paralajmëroi dje se , bazuar në ligjin për “Tubimet”, do të garantojë mbarëvajtjen e tubimit për të siguruar rendin publik gjatë zhvillimit të tij.
“E drejta kushtetuese për të protestuar është e garantuar, ndaj Policia e Shtetit do të marrë masat maksimale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë vendin. Në këtë kontekst, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore në Tiranë dhe njëherazi u kujton të gjithë qytetarëve detyrimin për të qënë të pajisur me dokument identifikimi gjatë lëvizjes së tyre si dhe për t’ia vënë në dispozicion punonjësve të Policisë së Shtetit kur të kërkohet. Në kuadër të këtyre masave, si dhe nga vlerësimi i disa informacioneve të marra nga Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligj-zbatuese, strukturat e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha akset rrugore, kontrolle personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundërligjshme, apo që në bazë të të dhënave mund të synojnë akte të paligjshme gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit do të marrë masa të plota me synim parandalimin e çdo paligjshmërie dhe garantimin e plotë të të drejtës për të protestuar paqësisht.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për prezencën e shtuar të kontrolleve policore në të gjitha akset rrugore dhe mjediset publike, si dhe për masat e shtuara të sigurisë në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, përfshirë qytetarët që do marrin pjesë në tubim. Policia e Shtetit, është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit e të sigurisë publike, të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në respekt të plotë të ligjit, duke ofruar rend e siguri për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, bëri të ditur dje zyrtarisht Policia e Shtetit.
Si pjesë e masave të policisë, është edhe bllokimi i disa akseve rrugore. Sipas policisë, segmentet rrugore që do të bllokohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në datë 12 Mars 2015, do të jenë:
1. Kryqëzimi i rrugës së “Dibrës” me rrugën “Bardhok Biba” në sensin e lëvizjes në drejtim të sheshit “Skënderbej’, nuk do të lejohet qarkullimi.
2. Kryqëzim i rrugës “Urani Pano” me Bulevardin “ Zogu i parë”, në drejtim të sheshit “Skënderbej’ dhe rrugës “Dedë Gjo Luli”, nuk do të lejohet qarkullimi (lëvizja do të kryhet në drejtim të ish-stacionit të trenit).
3. Kryqëzimi i rrugës së “Durrësit” me kryqëzimin “Dedë Gjo Luli” në drejtim të sheshit “Skënderbej”, nuk do të lejohet qarkullimi.
4. Kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në drejtim të sheshit “Skënderbej”, nuk do të lejohet qarkullimi.
5. Kryqëzimi i rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Myslym Shyri” në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nuk do të lejohet qarkullimi.
6. Segmentet rrugore nga kryqëzimi i Bulevardit “Gjergj Fishta” me “Dëshmorët e 4 Shkurtit” deri në rrugën “George W .Bush” do të lejohet lëvizje e detyruar vetëm në unazë, në varësi të situatës.
7. Segmentet rrugore nga kryqëzimi i Bulevardit “Bajram Curri” me “Dëshmorët e 4 Shkurtit” deri në rrugën “George W .Bush” do të lejohet lëvizje e detyruar vetëm në unazë, në varësi të situatës.
8. Kryqëzimi i rrugës “Ludovik Shllaku” (sheshi “Sulejman Pasha”) në drejtim të sheshit “Skënderbej” nuk do të lejohet qarkullimi.
9. Segmenti rrugor “George W. Bush”: nga rruga “Ludovik Shllaku” ( sheshi “Sulejman Pasha”) deri në rrugën e Lanës nuk do të lejohet qarkullimi.
10. Kryqëzimi “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Ismail Qemali” në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do të lejohet qarkullimi.
11. Kryqëzimi “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Abdyl Frashëri” në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do të lejohet qarkullimi.
12. Kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II” nuk do të lejohet qarkullimi.
13. Kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II” ne drejtim te Kryeministrisë nuk do te lejohet qarkullimi.
14. Kryqëzimi i rrugës “Lekë Dukagjini” (sheshi “Frederik Shopen”) në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” nuk do të lejohet qarkullimi.
15. Lëvizja e mjeteve Sheshi “Nënë Tereza”- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk do të lejohet qarkullimi
Ne segmentet rrugore të mësipërme nuk do të lejohet dhe parkimi i mjeteve.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY