Mediat italiane: Klaudia Pepa seks simboli i “Amiçi” 2015

Mediat italiane: Klaudia Pepa seks simboli i “Amiçi” 2015

208
0
Shares

Sex Symboli i “Amiçi” 2015, një balerinë shqiptare me personalitet të fortë dhe bukuri të pakundërshtueshme”, e konsiderojnë portalet italiane, 23-vjeçaren shqiptare. Bëhet fjalë për Klaudia Pepën, balerina e parë që u pranua te serale-t në skuadrën e bardhë, me trajnere Emma Marrone, skuadër e zgjedhur nga vetë balerina shqiptare.
E talentuar, simpatike dhe e sigurt në vetvete, Klaudia është shumë e famshme në Shqipëri, por prej afro 1 viti ka zgjedhur të provojë suksesin në Itali, për të filluar udhëtimin e saj në gjithë botën, për të përhapur talentin e saj në kërcim. Por jo të gjithë e dinë- shkruan portali italian, se balerina 23-vjeçare nuk është vetëm e lidhur me kolegun e saj Albi Nako, por madje ata janë të martuar.
Çifti është martuar në fillim të korrikut të 2013-tës dhe duke pasur parasysh famën e tyre në Tiranë, ceremoninë e zhvilluan edhe në televizion.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY