Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, 21 muaj burg ish-përgjegjësit të arkës

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, 21 muaj burg ish-përgjegjësit të arkës

113
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 9 muaj burg Petrit Ramohitajn ish-përgjegjës i arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.
Ai u akuzua për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që u zbulua në korrik të vitit të shkuar në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.
Ramohitaj kishte kërkuar veçimin e çështjes dhe gjykim të shkurtuar e ndarje të procesit nga ish-Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Më 31 korrik 2014 policia arrestoi edhe 5 persona të tjerë  për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve, (713 milionë lekë të reja) nga arkat e Thesarit të Shtetit


Të arrestuarit dhe funksionet e tyre
1. Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë
2. Liljana Tusha, me detyre specialiste e arkës në veprim, pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë
3. Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok (transit) pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë
4. Myzejen Belba, me detyrë specialiste e arkës stok (transit) pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë
5. Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator, pranë Departamenti të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY