Opozita vijon protestat në Tiranë, nesër zhvendoset në Durrës

Opozita vijon protestat në Tiranë, nesër zhvendoset në Durrës

106
0
Shares

Opozita do të zhvendosë nesër, protestat e saj në Durrës. KA qenë deputetja Jonida Tabaka e cila ka njoftuar sot se PD-ja do të zhvillojë nesër një protestë në qytetin e Durrësit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Demokratët kanë protestuar sërish sot para Kryesisë së Kuvendit, prej nga Tabaku ka deklaruar për mediat se “ne arritëm që Parlamenti të mos funksionojë. Meta e ka kuptuar që është e kotë të qëndrojë”.
Shtrirja e protestave të opozitës u njoftua pas mbledhjes së Aktivit të PD-së, disa ditë më parë, në të cilin u mor vendim që do të kërkohet çdo ditë dorëheqja e kreut të Kuvendit me qëllim që ai t’i hapë rrugën drejtësisë ta hetojë për akuzat që ka ngritur ndaj tij deputeti Tom Doshi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY