Rrëfehet Presidenti Italian Sergio Mattarella: Si ma vrau mafia, vëllanë në sy...

Rrëfehet Presidenti Italian Sergio Mattarella: Si ma vrau mafia, vëllanë në sy të gruas dhe fëmijëve

87
0
Shares

Në një intervistë emocionuese të enjten në CNN me Christiane Amanpour, presidenti Sergio Mattarella tha se të dy ishin “shumë të afërt” dhe se vrasja e vëllait e çoi atë drejt politikës.
“Nuk kisha asnjë qëllim të hyja në politike, por më pas forca e ngjarjeve më bëri të përfshihesha në politikë. Im vëlla u vra nga mafia sepse u ishte vënë kundër interesave të tyre dhe influencës së tyre”.
Presidenti Mattarella thotë se e ka parë mafien prej kohësh si një çështje qendrore dhe deçisive.
“Është diçka për të cilën s’kam folur asnjëherë, thotë ai. Im vëlla ishte në makinën e tij. Po shkonte në meshë me gruan dhe fëmijët. Dhe vrasësi u afrua në makinë, dhe e qëlloi, pavarësisht faktit se gruaja e vëllait u përpoq ta mbronte në kokë me duart e saj, po edhe ajo u plagos. Me telefonoi menjëherë një nga nipat e mi dhe shkova direkt poshtë. E mora për ta çuar në spital por nuk kishte asnjë shans për ta shpëtuar. Ai kishte vdekur tashmë. Dhe kjo është një kujtim tani – ndërkohë që pushon dhe ka lot në sy – kujtim shumë i dhimbshëm për mua”.
Iu desh disa kohë të përfshihej në politikë, por ai harxhoi më shumë se dy dekada në parlament dhe shërbeu gjithashtu si ministër i mbrojtjes dhe edukimit.
“Në gjithë këto vite jam përpjekur të theksoj e të promovoj nevojën e luftës ndaj mafies. Sepse është një kancer që ndërhyn në liritë e gjithkujt dhe redukton mundësinë për fusha që duhen të kenë prosperitet dhe zhvillim. Sigurisht që janë gjithmonë të rrezikshëm. Por nëse dikush ka respekt për dinjitetin e dikujt tjetër dhe për rolin e tij, kjo është diçka që duhet bërë gjithmonë”. “Tani kam mbrojtje më të mirë sigurisht. Por vitet e shkuara nuk ishte rasti. Kam takuar shumë njerëz që edhe pse e dinin se ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve, kanë reaguar me zgjuarsi kundër mafies”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY