Basha: Kërkesa për largimin e Metës, ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Basha: Kërkesa për largimin e Metës, ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

87
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar pas kthimit nga Gjermania dhe Brukseli se “kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve” lidhur me aksionin politik që opozita ka nisur për të larguar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën, nga posti i tij, për shkak të akuzave të deputetit Tom Doshi.
Basha kreu disa takime me eurodeputetë, të cilat u përcollën nga media dhe ku pati deklarata të drejtpërdrejta nga deputetët pro PD-së dhe pro dorëheqjes së Metës për t’i dhënë mundësi hetimeve të ishin të pandikuara nga politika.
Dje, Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok tha “Në një vend demokratik, Kryetari i Kuvendit jep dorëheqjen kur është nën akuzë të rëndë ”
Gjatë vizitës në Berlin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me nënkryetarët e grupit parlamentar të CDU/CSU Franz Josef Jung (CDU), Hans Peter Friedrich (CSU).
Pjesë e axhendës së takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Berlin ishte dhe takimi me drejtorin ekzekutiv të Komisionit të Lindjes të Ekonomisë Gjermane, Prof. Dr. Rainer Lindner, presidentin e Dhomës së Tregtisë gjermano – shqiptare, z. Hans-Jürgen Müller, me drejtoreshën e projektit të fondacionit gjerman “Bashkërendimi ligjor ndërkombëtar”, për programin Euralius, znj. Nathalie Herbeck dhe me kryetarin e organizatës “Reporterët pa kufi”, z. Christian Mihr.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY