Këshilli i Mandateve diskuton sot kërkesën e Prokurorisë për Tom Doshin e...

Këshilli i Mandateve diskuton sot kërkesën e Prokurorisë për Tom Doshin e Mark Frrokun

114
0
Shares

Sot në orën 17.00, mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, objekt i të cilit do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për ti hapur rrugë arrestimit të deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Ky Këshill i cili drejtohet nga kryeparlamentari Ilir Meta,  brenda 4 javëve, harton një raport për në seancën plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për arrestimin ndaj deputetëve.
Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve, ndërsa në  seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Më pas Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose jo autorizimi për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.
Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
“Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; ‘Kallëzimi i rremë’,’Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë’, dhe ‘Deklaratat e rreme përpara Prokurorit’, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY