Papa Françesku: Bota të çlirohet nga dënimi me vdekje, është thjesht dështim

Papa Françesku: Bota të çlirohet nga dënimi me vdekje, është thjesht dështim

92
0
Shares

“Është fyerje kundër shenjtërisë së jetës, dhuratë e Hyjit. Por është dështim edhe në këndvështrimin penal, sepse nuk mund të zbatohet kurrë drejtësia, duke e mbytur njeriun”.
Me këto mendime, Françesku mban qëndrim të prerë kundër ekzekutimeve kapitale, të cilat uron të zhduken së shpejti nga të gjitha sistemet penale. Papa ia dorëzoi letrën me reflektimet e tij delegacionit të Komisionit Ndërkombëtar kundër dënimit me vdekje, të cilin e priti sot në audiencë.

Mizore, çnjerëzore, zvetënuese
Nuk ka krim në botë që mund të shpaguhet përmes dënimit me vdekje. Ta vrasësh të burgosurin nuk do të thotë se është  vënë në jetë drejtësia, sepse drejtësi e vërtetë do të thotë t’u krijosh të gjithëve mundësinë të shfajësohen. Françesku e hedh poshtë pa asnjë ngurrim ekzekutimin me vdekje nga ana e një shteti të së drejtës, duke pohuar se dëshiron një “botë të çliruar nga dënimi me vdekje” e duke i falënderuar të gjithë ata, që përpiqen për “moratoriumin universal të ekzekutimeve me vdekje në mbarë botën”, lidhur me zhdukjen e tyre.

Dënim i papranueshëm
Papa e dënon ashpër përdorimin e dënimit me vdekje nga “regjimet totalitare”, ose nga ato, të cilat i quan “grupe fanatike”. Për ta, të vrasësh një të burgosur, nuk është tjetër, veçse mjet për t’i shfarosur “disidentët politikë”, “pakicat” dhe “çdo subjekt tjetër, të etiketuar si i rrezikshëm” ose që mund të shikohet “si kërcënim për pushtetin e për arritjen e qëllimeve personale”. E viktima të këtyre vrasjeve janë gjithnjë më shpesh të krishterët, “martirët e rinj”, të cilët i qan sot Kisha. Por vëmendja e Françeskut përqendrohet sidomos te shtetet, që e përdorin dënimin me vdekje. E thekson se dënimi me vdekje, me vendim gjyqësor, është edhe më i llahtarshëm se vrasja e kryer nga kriminelët. Nuk mund të flitet në asnjë rast për drejtësi, kur njeriut i mohohet jeta e, me të, edhe mundësia për  t’u shfajësuar, duke harruar se dinjiteti njerëzor është i shenjtë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY