Rritet me mbi 50 për qind, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në...

Rritet me mbi 50 për qind, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE

121
0
Shares

Shqipëria është në vend të 11 me 16.805 një shifër 51.7 për qind më e lartë se në vitin 2013, për sa i përket numrit të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2014.
Sipas zyrës së statistikave të BE-së, Eurostat, në vitin 2014, numri i azilkërkuesve në BE arriti në 626 mijë, shifra më e lartë që nga maksimumi prej 672 mijë në vitin 1992. Sipas këtyre statistikave, mësohet se, 191 mijë më shumë persona kërkuan azil në vendet evropiane në 2014 sesa vitin e mëparshëm.
Kosova është vendi i tretë me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në një vit kur numri i përgjithshëm i tyre u rrit me 44 për qind. Mes 37.900 azilkërkuesve nga Kosova, më shumë se gjysma kërkuan këtë status në Hungari. Kjo shifër shënon një rritje prej 87 për qind në krahasim me vitin 2013.
Ndër vendet e rajonit, Maqedonia, në vend të 19, dhe ka pasur 10.330 azilkërkues një shifër më e ulët sesa në vitin e mëparshëm.  
Sipas zyrës së statistikave të BE-së, Eurostat, në vitin 2014, refugjatët sirianë janë në krye të listës me 122.800 refugjatë nga 50 mijë në vitin 2013. Grupi i dytë më i madh ishin afganët me 41.300 azilkërkues.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY