“Vrasja e Maratit” në skenën e Teatrit Kombëtar

“Vrasja e Maratit” në skenën e Teatrit Kombëtar

150
0
Shares

Janë akoma shfaqjet e para të “Vrasjes së Maratit” vënë në skenë nga Arben Kumbaro në Teatrin Kombëtar. Është një projekt disavjeçar i regjisorit i cili, së fundmi, e motivon prurjen e dramës së Peter Wiess-it me radikalizimin esktrem si shqetësim urgjent i kohës sonë.
Si e përkthen Kumbaro në skenë?
Drama e autorit gjerman, shkruar në vitin ’64 ka një subjekt të njohur historik por ndërtuar me një stil aspak tradicional. Revolucioni francez i parë në orët e fundit të Maratit si përballje e këtij njeriu të veprimit me markezin dë Sad njeri i imagjinatës. I mbyllur në çmendinën Sharwnton, Sadi vë në skenë me të sëmurët mendorë përndjekjen dhe vrasjen e Maratit. Këtu qëndron vështirësia e tekstit dhe sfida e regjisorit të ndërtojë një teatër brenda teatrit, lojë brenda historisë, aktrim të dyfishtë të çekuilibrit psikik dhe personazheve historik. Këto bëhen shtresa të veprës të cilat Kumbaro i ka shtypur dhe njëjësuar. Ai na jep një spektakël korrekt por të sheshtë. 
Pasuria e analizave filozofike, larmia e kundërthënieve për figurën e Zhan Pol Maratit janë kripa e këtij teksti. Jo vetëm që janë shkurtuar në momentet fiksionale, por edhe pjesët e vërteta të fjalimeve dhe traktateve te të cilat është bazuar Weiss-i, janë transferuar në një polemikë të tharë politike me të majtë dhe të djathtë me turmën në mes.
Asgjë nga ky lloj përdorimi që Kumbaro i ka bërë në superprodhimet e mëparshme “Rrëshajët” dhe “Franku i pestë”, nuk mund të zbërthejë tema universale për një mjedis lokal.
Publiku ynë sikur të jetonte në 1800-ën shikon një spektakël të historisë politike i ambalazhuar me dritat dhe ngjyrat e skenës.

 
 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY