Shkodër/ Grabitet dhe masakrohet për vdekje 70 vjeçari

Shkodër/ Grabitet dhe masakrohet për vdekje 70 vjeçari

113
0
Shares

Grabitet dhe masakrohet për vdekje në banesën e tij një 70 vjeçar, në një fshat të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur natën midis të dielës dhe të hënës, ndërsa viktima është gjetur i vdekur, i vetëm në banesën e tij, vetëm mëngjesin e sotëm.
Nga burimet e policisë lokale, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ganjollë të rrethit të Shkodrës, ndërsa është identifikuar edhe viktima, si Lekë Jaku, 70 vjeç.
“Më datë 23.03.2015, rreth orës  06.00 është marrë informacion  se në fshatin Ganjollë, Komuna “Guri i Zi “, është gjetur i vdekur në banesë  shtetasin Lekë Jaku,  vjeç 70”, thuhet në njoftimin e policisë.
I moshuari, i cili jetonte vetëm në banesë dyshohet të jetë vrarë gjatë një tentative për grabitje, pasi është gjetur banesa e thyer.  Sipas bluve viktima është goditur me mjete të forta nga grabitësit.
Banorë të fshatit Ganjollë, fqinjë të viktimës, tregojnë se 70 vjeçari ishte i vetëm natën e kaluar, pasi një djalë i tij jeton dhe punon në Greqi, ndërsa nipërit e tij, kishin shkuar te gjyshërit nga ana e nënës së tyre.
Grabitësit, ende të paidentifikuar, mësohet se janë favorizuar në aktin e tyre, edhe nga koha e keqe, me rreshje shiu, natën e kaluar.
Grupi hetimor ka nisur  hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka emra konkretë të dyshuarish të mundshëm.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY