Opozita sërish në protestë, Spaho: Çështja “Doshi” po manipulohet, Meta të japë...

Opozita sërish në protestë, Spaho: Çështja “Doshi” po manipulohet, Meta të japë dorëheqje

68
0
Shares

Të rinj demokratë dhe simpatizantë të PD-së, kanë protestuar sërish sot para Kryesisë së Kuvendit.
Thirrjet në kor i drejtoheshin kryetarit të Kuvendit Ilir Meta: “Jep dorëheqjen!” dhe “Meta ik!”.
Protestës iu bashkua edhe deputeti demokrat, Edmond Spaho, sipas të cilit procesi i dekriminalizimit është një nevojë urgjente.
“Ne vazhdojmë të protestojmë për gjendjen e vështirë ekonomike, për rritjen e taksave, çmimit të energjisë elektrike, karburantit. Protestojmë për mos-rritjen e pagave dhe pensioneve. Të gjitha origjinën e kanë nga kjo qeverisje kriminale. Çështja Doshi po manipulohet. PD do të ketë axhendën e axhendave procesin e dekriminalizimit. Nuk do i ndahet pavarësisht kostove politike që mund të kemi. Për sa kohë Ilir Meta nuk jep dorëheqjen kjo çështje do manipulohet. Ngjarjet e ditës së premte treguan se kësaj histori nuk do ti shkohet deri në fund, që ajo po manipulohet. Qëllimi i qeverisë është që ta mbyllë atë. Kanë vendosur të sakrifikojnë dy ushtarë të krimit, për të shpëtuar gjeneralët, urdhërdhënësit. E gjithë kjo histori tregon të drejtën e Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit. Është një prioritet të largojmë kontingjentet kriminale”, u shpreh deputetit demokrat Edmon Spaho.
Një ditë më parë pas mbledhjes së Grupit kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike është gati të vazhdojë me platformën e dekriminalizimit.  Ai bëri me dije se opozita që prej ditës së sotme do të nisë institucionalizimin për dekriminializimin. Gjithashtu  Basha theksoi se PD ka vendosur vazhdim të kërkesës për dorëheqje të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta si dhe intensifikim të protestave.
Protesta e sotme e opozitës, u zhvilluan në kohën që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritej të mblidhej për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

 

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY