Mungesa e Doshit dhe kërkesat e opozitës, shtyjnë mbledhjen e Këshillit...

Mungesa e Doshit dhe kërkesat e opozitës, shtyjnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

106
0
Shares

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. E planifikuar për sot, mbledhja është shtyrë pas kërkesës së deputetit Tom Dopshi, si dhe kërkesës së deputetëve të opozitës. Kërkesa e deputetit Tom Doshi, kishte të bënte me pamundësinë e tij për të qenë prezentë sot për arsye shëndetësore, ndërsa kërkesa e deputetëve të opozitës, lidhej me transparencën e kësaj mbledhje, në raport me median.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, do të dëgjohej nga deputetët, anëtarë të këtij këshilli, relacioni i prokurorëve të cilët kërkojnë autorizimin për arrestim të Tom Doshit dhe Mark Frrokun. Në Kuvend të pranishëm ishin edhe prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi, si dhe avokatët e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, të cilët vetë nuk ishin prezentë. Ndërsa Tom Doshi nuk u paraqit për arsye shëndetësore, mbeten të paqarta arsyet e mos-prezencës së deputetit Mark Frroku.
Në përfundim të mbledhjes, nga ambiente e Kryesisë së Kuvendit u larguan deputetët, prokurirët dhe avokatët.
Ndërkohë, në përfundim të mbledhjes së sotme, deputeti i PD-së Eduard Halim, denoncoi qëndrimin me dy standarde të këtij këshilli.
“Krahas kërkesës së deputetit Tom Doshi ëpr shtyrjen e seancës, ka pasur edhe dy kërkesa  të tjera nga ana jonë. Kërkesa e parë procedurale, lidhet me publicitetin e kësaj seance, bazuar në rregulloren e parlamentit dhe bazuar në një standard të vendosur të këtyre viteve, ku seanca të tilla kanë qenë publike për mediat, sipas edhe standardit të transparencës. Çështja e dytë lidhet me kërkesën e bërë edhe më parë të vendosjes në rendin e ditës të heqjes së mandatit të deputetit të Koço Kokëdhimës. Kjo kërkesë bëhet që të mos kemi dy standarde, ku nga njëra anë një kërkesë paraqitet brenda 24 orëve dhe tjetra, vonohet dhe nuk paraqitet as për tre javë. Ndërsa për kërkesën e parë morëm përgjigje dhe premtimin se seanca e të mërkurës do të jetë transparente, me pjesëmarrjen e medias, për kërkesën e dytë, nuk morëm përgjigje”, përfundoi Halimi.

 

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY