Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, edhe euro zhvlerësohet lehtë

Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, edhe euro zhvlerësohet lehtë

108
0
Shares

Leku, monedha vendase ka nisur mbarë javën, duke u forcuar ndjeshëm ndaj dollarit dhe lehtë ndaj euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 129.28 lekë, 2.23 lekë më pak se fundi i vitit të kaluar.
Po kështu edhe euro shënoi një rënie më të lehtë, duke u këmbyer me 140.45 lekë, 0.05 lekë më pak se të premten e javës së kaluar.
Dollari i dobët në tregjet ndërkombëtare gjatë javës së kaluar ka bërë që ai të humbë pikë edhe te ne, ndërkohë që euro vijon të jetë e qëndrueshme në nivelin e 140 lekëve.
Treguesi i dollarit ndali rënien më të madhe javore që nga 2011 teksa investitorët ‘u tërhoqën’ nga dollari amerikan si pasojë e perspektivave se Rezerva Federale do të nuk do të nxitohet të rrisë normat e interesit.
Indeksi Dollar Spot i Bloomberg ishte në 1,195.66 në Londër pasi ra 2.2 për qind javën e kaluar në 1,195.01. Rënia javore ishte më e madhja që nga tetori 2011.
Sot, dollari këmbehej me 1.0791 dollarë për euro, pasi ra 3 për qind javën e kaluar.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY