Kryeministri Rama, irritohet me gazetarët në konferencën për shtyp me homologun Mustafa

Kryeministri Rama, irritohet me gazetarët në konferencën për shtyp me homologun Mustafa

80
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i njohur për “daljet nga vetja” kur nuk i pëlqejnë pyetjet e gazetarëve, nuk e ka shmangur një gjë të tillë as sot në konferencën për shtyp me homologun kosovar Isa Mustafa. Pyetjes së një gazetari të mediave shqiptare, se “a e trashë zërin edhe në takimet me drejtuesit e BE-së, për sa i përket deklaratë së sotme të fortë, se, ‘mbajta e Kosovës nën regjimin e vizave është një turp për BE’, apo këtë e bën vetëm në takimet bilaterale me drejtues të Kosovës”, kryeministri Rama, ka zgjedhur siç di ai vetë, duke ju hakërryer gazetarit, por duke mos dhënë përgjigje.
“Unë shquhem për zë të trashë dhe pavarësisht se shqipja ime është pak më e mirë se anglishtja, unë vazhdoj të them edhe në anglisht, se ky është një turp për BE-në”, u shpreh kryeministri Rama, duke mos e fshehur zemërimin në tonin e zërit të tij, në adresë të gazetarit “provokues”.  

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY