Opozita: Projektligji i pensioneve, demagogji, thellon varfërinë

Opozita: Projektligji i pensioneve, demagogji, thellon varfërinë

94
0
Shares

Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debatet gjatë diskutimit të projektligjit për rritjen e moshës së daljes në pension të funksionarëve të lartë me 5 vite.
Opozita i cilësuan si demagogji ndryshimet në projektligjin për pensionet shtetërore, sidomos pjesën e rritjes e moshës së pensionit. Diskutimet për këtë projektligj kaluan me debate, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, veçanërisht kur po diskutohej rritja e moshës së daljes në pension të funksionarëve të lartë me 5 vite.
Sipas opozitës, me këto ndryshime thellohet gjithmonë e më shumë varfëria e popullit.
Deputeti Dashamir Shehi e ka quajtur më shumë demagogji se sa një zgjidhës të problemeve reale të pensioneve.
“Qeveria ka gënjyer me pensionet sociale”’, ka thënë Shehi para deputetëve të pranishëm.
Ndërsa deputeti tjetër i PD-së Sherefedin Shehu ju drejtua mazhorancës me fjalët “hiqni dorë nga parullat, demagogjia dhe merruni me problemet reale të qytetarit. Reforma e qeverisë na ka rritur ne pensionet, nëpunësve të lartë dhe ua ka ulur ata që marrin 20 mijë lekë në muaj. Ata që marrin 20 mijë lekë në muaj do marrin më pak”.
Për ministrin Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, pjesëmarrës në mbledhjen e këtij komisioni, kjo është një masë e detyrueshme duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet skema e pensioneve.
Deputeti Anastas Angjeli tha se projektligji do të rregullojë pensionet e një kategorie të veçantë, duke u rritur me 5 vjet mosha e pensionit.
Relator për projektligjin është Ervin Bushati. Po kështu deputetët e opozitës janë të pranishëm në komision. Projektligji do të trajtojë rreth 5 mijë kontribuues të sigurimeve.

 

Batutat në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë


Erjon Braçe (i drejtohet Shehut): “ Boll, mo boll! Si nuk e kupton që je bërë i tepërt në këtë komision. Je një mashtrues, si nuk ke turp.
Sherefedin Shehu: Hiqni dorë nga parullat, demagogjia dhe merruni me problemet reale të qytetarit. Reforma e qeverisë na ka rritur ne pensionet, nëpunësve të lartë dhe ua ka ulur ata që marrin 20 mijë lekë në muaj. Ata që marrin 20 mijë lekë në muaj do marrin më pak. Por për ministrin Erjon Veliaj kjo është një masë e detyrueshme duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet skema e pensioneve.
Erjon Veliaj: Sidomos kur po jepen pensione më të larta dhe minatorët njëzëri po mbështesin këtë reformë, dhe të jesh kaq mohues. Në mungesë të një plani alternativ kjo është më e mira
Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY