Nishani në Tuz: Shqiptarët të drejtë legjitime e universale për t’u respektuar...

Nishani në Tuz: Shqiptarët të drejtë legjitime e universale për t’u respektuar në mënyrë reciproke

79
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mal të Zi zhvilloi edhe një vizitë në komunën urbane me shumicë shqiptare të Tuzit, ku vizitoi Shkollën 9-vjeçare Mahmut Lekiç, si dhe u takua me përfaqësues të partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të kësaj komune.
Në pritje të Presidentit të Republikës kishin dalë drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit e Shkollës Mahmut Lekiç si dhe shumë prindër, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht Presidentin e Shqipërisë. Presidenti Nishani i falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe emocionuese si dhe shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për mësuesit e kësaj shkolle, por edhe për të gjithë ata që me përkushtim dhe pasion u kanë mësuar e trashëguar brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe traditat e lashta shqiptare.
Kreu i Shtetit u shpreh se një nga vlerat e çmuara të shqiptarëve ndër shekuj ka qenë respekti ndaj tjetrit, nga ku buron dhe e drejta legjitime e universale për t’u respektuar në mënyrë reciproke.
Ndërsa në takimin me përfaqësuesit e partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të komunës urbane të Tuzit, Presidenti i Republikës i informoi ata mbi takimet e zhvilluara me përfaqësuesit më të lartë të shtetit malazez dhe mbi mesazhet e përcjella. Duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi si një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe urë lidhëse mes dy vendeve, Presidenti Nishani theksoi se gjeti mirëkuptim dhe angazhim maksimal e të sinqertë nga drejtuesit më të lartë shtetëror për të adresuar kërkesat e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi.
Kreu i Shtetit nënvizoi se do të mbështesë dhe ndjekë në vijimësi trajtimin e çështjeve që u diskutuan gjatë vizitës në Mal të Zi, ashtu sikurse vlerësoi maksimalisht rolin tejet pozitiv që faktori shqiptar luan në procesin e integrimeve evropiane e euroatlantike të Malit të Zi.
Presidenti Nishani pasi u njoh me problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e tyre politik në nivel qendror dhe lokal, përcolli vlerësimet për kontributin e çmuar ndër vite që shqiptarët në Mal të Zi, por edhe në të gjithë rajonin, kanë dhënë në dobi të paqes e sigurisë në Ballkan, duke porositur që të punohet pa ndalur për ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e identitetit kombëtar.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY