Një aeroplan i tipit Air Bus, A320, është rrëzuar pak çaste më parë në Francën Jugore, diku ne alpe. Gazeta gjermane, BILD, shkruan se dyshohet të kenë vdekur 142 persona dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani, pjesë e kompanisë German Wings (Lufthansa), ka fluturuar nga Barcelona drejt Dyseldorfit, ka bërë të ditur një zyrtar i aviacionit për Reuters.
Ndërkohë gazeta
franceze, La Provence, ka bërë të ditur se në aeroplan kanë qenë 142 udhëtarë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
GermanWings dhe Lufthansa nuk kanë komentuar ende, po ashtu ndonjë koment nuk ka pasur as nga kompania Airbus.
Zhdukja e avionit
Rreth orës 10:47 minuta avioni ka kërkuar ndihmë. Më pas është zhdukur nga radarët. Këto janë informacionet që përcillen nga tv francez duke cituar
autoritetet e aviacionit civil.
Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas, ndërkohë që mësohet se që prej fillimit nuk ka kryer rrugën normale të linjës
Barcelonë Dyseldorf, duke devijuar. Për më tepër, raportohet se avioni ka humbur shumë shpejt kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, duke humbur më
pas kontaktet. Sipas ministrisë së brendshme franceze, terreni malor e bën të vështirë mbërritjen në zonën ku është rrëzuar avioni. Avioni i rrëzuar,
model Airbus 320, mësohet se ishte prodhuar 24 vjet më parë dhe që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.
Avioni mendohet se është rrëzuar pranë një fshati të vogël malor, Barcelonete, në jug të alpeve. Mësohet se avioni fluturonte shumë poshtë, dhe është
përplasur në një lartësi prej 1800 metra kundrejt maleve që janë në një lartësi 3 mijë metra.
“Vendi ku është rrëzuar avioni është 2 mijë metra lartësi dhe operacionet e shpëtimit do të jenë të gjata dhe të vështira”, ka thënë ministri i
Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, i cili është nisur drejt vendit të ngjarjes, citojnë mediat ndërkombëtare.
Lufthansa postoi një deklaratë të shkurtër për shtyp në Tëitter ku shkruhet: Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525. Jam pranë
familjeve dhe miqve të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për Lufthansa. Shpresojmë për të mbijetuar.
Presidenti fracez
Presidenti francez Francois Hollande, tha se nuk besohet të ketë mbijetuar ndonjëri nga 142 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin
në avion. Presidenti Hollande tha se zona ku ka ndodhur rrëzimi është e thellë dhe ende nuk dihet nëse ka pësuar edhe ndokush në terren. Ai beson që
një pjesë e viktimave janë gjerman.
“Kjo është një tragjedi në tokën tonë”, tha presidenti Holande duke shtuar se do të flasë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Shefi ezkekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin tëitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve
të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansan. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar” shkroi ai.
Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/