Ndryshon Kodi Zgjedhor, 5 milionë lekë gjobë për mos respektimin e barazisë...

Ndryshon Kodi Zgjedhor, 5 milionë lekë gjobë për mos respektimin e barazisë gjinore

74
0
Shares

Komisioni parlamentar i Ligjeve, miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas këtyre ndryshimeve, gjobitet me 5 milionë lekë (të vjetra), subjekti politik, i cili nuk respekton barazinë gjinore. Sipas të njëjtave ndryshime, mësohet se është vendosur në Kodin Zgjedhor, që 50 për qind e kandidatëve për këshillat bashkiakë, të jenë femra, ndërsa u rrëzua, nuk u pranua propozimi i Aleancës së Grave Deputetet, që 20 për qind e kandidatëve për krerë të nisive vendore, të jenë femra.
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, u pranua propozimi i KQZ-së, që territori të ndahet në 90 KZAZ, si dhe të hiqet termi “njësi bashkiake e Tiranës” dhe të lihet vetë “njësia administrative e Tiranës”.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, morën pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët abstenuan votimin e ndryshimeve
“Opozita abstenon amendamentet si të njëanshme dhe të vendosura pa konsultimet dhe marrëveshjen me opozitën”, shpjegoi votën deputeti i PD-ë, Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY