Skënder Gjinushi nga Shkodra mbështet Tom Doshin: Kërkesa e Prokurorisë për arrestim,...

Skënder Gjinushi nga Shkodra mbështet Tom Doshin: Kërkesa e Prokurorisë për arrestim, antikushtetuese

199
0
Shares

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi e cilësoi antikushtetuese kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputeteëve Tom Doshi e Mark Frroku. Gjatë një takimi me strukturat në Shkodër, Gjinushi tha se deputetët nuk mund të vihen në paraburgim për deklarim të rremë. Sipas Gjinushit, Prokuroria ka bërë gabim që ka kërkuar paraburgim, pasi sipas tij, kjo kërkesë është antikushtetuese.
“Prokuroria për herë të parëpo merret për herë të parë me një akuzë se ka heshtur gjatë. Prokuroria ka bërë gabim që ka  kërkuara paraburgim për Tom Doshin, kjo është antikushtetuese. Prokuroria është në pozicion të pahijshëm, pasi deklarimi i rremë  nuk është krim”.
Mbështetja ndaj Doshit vjen një ditë pasi avokatët mbrojtës i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e Doshit, me pretendimin se në kërkesën e prokurorisë ka shkelje proceduriale.
Në lidhje me dekriminalizmin e Kuvendit Gjinishi tha se nga goja e PD është një lojë politike, por njëkohësisht është edhe një autogol për të majtën ka thënë Gjinushi.
“Dekriminalizimi nga goja e DP është një lojë politike, por gjithashtu është edhe një autogol për të majtën shqiptare. Më 23 qershor u votua qeveria për  dekriminalizimin e ish-qeverisë. Kjo është për të devijuar luftën ndaj disa prodeukteve të kriminalitetit”, u shpreh Gjinushi.
Ai mohoi gjithashtu zërat për një shitje të mundshme të partisë së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY