Komisioneri Johannes Hahan “ia vë kufirin te thana” Edi Ramës, kryeministri ia...

Komisioneri Johannes Hahan “ia vë kufirin te thana” Edi Ramës, kryeministri ia zbraz inatin opozitës

75
0
Shares

Rama: Proces të qëndrueshëm pa shtesa kati rrugës.

Hahn: Nevojë për politika serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

Përpjekjet e Edi Ramës, për t’ia faturuar mungesën e avancimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, zyrtarëve europianë, ka marrë përgjigjen e radhës dje nga Komisioneri Johannes Hahn, bashkë edhe me kujtesën prej tij, për plotësim kushtesh. Kjo e ka zemëruar jo pak kryeministrin shqiptar, i cili inatin e tij ia ka nxjerrë opozitës.
Ndërsa Edi Rama, që tashmë i ka ngritur në art batutat e tij, me vetëbesim te vetja, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp, se “jam besim plotë se në vjeshtë do i japim gjithccka të plotësuar lidhur me 5 prioritetet nëse i referohemi detyrave të shkruara. Për këtë i kërkova që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe të mos kemi shtesa kati rrugës”, reagimi i Hahn ka qenë i menjëhershëm.
 “Besoj se kjo është e mundur duke pasur parasysh se të gjitha takimet kanë qenë premtuese. Ka nevojë për politika koherente dhe serioze për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse”, ka qenë deklarata që “i preu vrullin” Edi Ramës.
Kaq ka mjaftuar që kryeministri “të dilte sërish nga vetja” dhe t’ia zbrazte inatin opozitës.
I pyetur nga mediata nëse mazhoranca është e gatshme të bëjë ndryshime në kushtetutë sipas propozimeve të bërë nga opozita kryeministri deklaroi se ende nuk i ka parë propozimet e kësaj të fundit.
“Se kam parë çfarë ka paraqitur opozita. Sot pash opozitën, nesër do shoh çfarë ka paraqitur opozita”, deklaroi jo pa zemërim Edi Rama.
Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ndodhet në Shqipëri për raundin e Peste të Dialogut të Nivelit të Lartë, BE-Shqipëri, i cili u zhvillua sot.
Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, synoi të intensifikojë punën e Shqipërisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme tëprocesit të integrimit të vendit në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY