Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, Doshi paralajmëron: Fakte rrëqethëse dhe denoncim i...

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, Doshi paralajmëron: Fakte rrëqethëse dhe denoncim i manipulimit të hetimeve

105
0
Shares

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot pasdite, rreth orës 18.00, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat pas këmbënguljes së opozitës.
Dëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më parë të Tom Doshit se sot do të lëshojë “bombën” e radhës.
Përmes një postimi në “facebook”, Doshi tha se nëse gjendja shëndetësore do të jetë në favor të tij, pasi ky ishte dhe shkaku pse u shty vendimi të hënën, ai do të do të bëjë publike një fakt rrëqethës.
Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si janë manipuluar dëshmitarët kyç në këtë histori.
Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllanë e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata këtij dëshmitari.
Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eliminimin e tij fizik por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht.

 

Parlajëmrimi i plotë i Tom Doshit, në “facebook”



“Pershendetje,
E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.
Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.
Jane dy arsye kryesore:
Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari
Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.
Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.
Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar.
Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.
Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY