Tiranë/ 3 aksidente automobilistike, 4 persona të plagosur

Tiranë/ 3 aksidente automobilistike, 4 persona të plagosur

102
0
Shares

Tre aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Aksidenti i parë u regjistrua në zonën e Kombinatit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, teksa kalonte rrugën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuar të plagosurin. Ai është shtetasi Ylli Allgjata, i cili mësohet të jetë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti i dytë ka ndodhur pranë tunelit të Kërrabës, në rrugën drejt Elbasanit, ku një mjet doli nga rruga, pasi shoferi humbi kontrollin. Për pasojë janë plagosur rëndë dy persona që udhëtonin në të.
Aksidenti i tretë ndodhi në rrugën e Dibrës, ku një tjetër këmbësor u përplas nga një mjet. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që i plagosu është transportuar për në spitalin e Traumës.
Për këto ngjarje, polica ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY