Taulant Balla imituesi i keq i Edi Ramës, bën të paditurin me...

Taulant Balla imituesi i keq i Edi Ramës, bën të paditurin me dëshirë

135
0
Shares

Taulant Balla, si edhe një pjesë jo e vogël ministrash e deputetësh që imitojnë me gjeste e fraza kreun e partisë së tyre, Edi Rama, është më i keqi ndër të gjithë këta imitues. Gjestet e tij janë më e pakta ngjashmëri, me ato të Edi Ramës, po të mos harrohen edhe frazat e tij, biles edhe kur i duhet të bëjë të paditurin me dëshirë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Integrimit Taulant Balla ka demonstruar zellin ndaj Edi Ramës, duke e imituar atë në mënyrë të përsëritur. Ndërsa deputetët e opozitës, të cilët ditët e fundit kanë në axhendën e tyre politik dekriminalzimin e politikës shqiptare, e kanë shtruar edhe sot në mbledhjen e këtij komisioni këtë shqetësim, duke kërkuar edhe në përgjigje për platformën e tyre të publikuar dy ditë më parë, ka qenë Taulant Balla, i pari që ka nxituar të bëjë të paditurin për këtë platformë, sikurse Edi Rama një ditë më parë.
“Nuk jam njohur ende me platformën e PD-së, për dekriminalzimin”, deklaroi i kënaqur Taulant Balla, për paditurinë e tij.
Një ditë më parë edhe Edi Rama, këtë kishte deklaruar, ndërsa përkrah Johannes Hahn, në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se, “nuk kam parë çfarë ka paraqitur opozita. Sot pash opozitën, nesër do shoh çfarë ka paraqitur opozita”.
Megjithëse “e nesërmja” e Edi Ramës, i bie të jetë sot, duket ende me gjithë prezantimet në media, Taulant Balla, nuk është njohur me këtë platformë, sepse, me siguri edhe Edi Rama nuk do jetë njohur akoma.
Pjesë e diskutimeve në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Integrimit, ishte një marrëveshje me BERZH, për sa i përket bashkëpunimit, ndihmës dhe asistencës në sektorin energjetik.
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, kërkoi gjatë kësaj mbledhje, që projekte të tilla të rëndësishme, por edhe projektligje të ndryshme, të mos mbrohen në komision nga persona me statusin, poshtë zëvendësministrit, të paktën.
Ndërkohë Bregu ripërsëriti kërkesën për një amendim të deputetëve të PD-së, për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY