Lajm i keq për Kombëtaren, dëmtohet Mërgim Mavraj

Lajm i keq për Kombëtaren, dëmtohet Mërgim Mavraj

125
0
Shares

Gianni De Biassi, selektori i Shqipërisë, ka marr një lajm të keq para ndeshjes me Armeninë, e cila do të luhet të dielën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Mbrojtësi i Kolnit, Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim, ndërsa në stërvitje mori pjesë si spektator. 29 vjeçari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë.
Një përgjigje për gjendjen e Mavraj, stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar. Kurse, stërvitje të diferencuara ka bërë edhe mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t’u rikuperuar janë në ngritje.
Ndërkohë, Kuqezinjtë kanë nisur gjatë ditës së martë përgatitjet anti-Armeni. Tekniku Xhani De Biassi gjatë  ditës së djeshme është njohur me gjëndjen e lojtarëve, teksa i ka prezantuar skuadrës dhe programin e përgatitjeve për këtë javë.
Portieri Ertrit Berisha, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se ndeshja me Armeninë është thelbësore për skuadrën, teksa shtoi se entuziazmi i grupit është i madh.
Mbrojtësi Andi Lila tha se Armenia duhet vlerësuar njëlloj si Portugalia, pasi në të dyja rastet, fitorja vlen tre pikë.
Një prononcim për mediat ka dhënë edhe mbrojtësi i talentuar Naser Aliji, i cili është me origjinë nga Maqedonia, por që luan tek Bazeli në Zvicër. “Krenar që jam këtu, tha 21-vjeçari. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time”, tha mbrojtësi i majtë i skuadrës zviceriane që është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Maqedonisë dhe ky është një fakt që mbush edhe më shumë me krenari 21-vjeçarin.
Aliji, i cili ka marrë për herë të parë ftesë në kombëtaren shqiptare, pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Ansi Agollit në korsinë e majtë të mbrojtjes së kuqezinjve.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY